“Edicioni Veror” i kësaj të enjte ka nisur me sportin ujor të Paddleboard, një sport plot adrenalinë që nuk është e thjeshtë të gjendet në brigjet tona dhe ku ndryshon ai nga serfi.
Gazetarja e Edicionit Veror ka biseduar me të rinjtë që marrin leksione për këtë sport dhe ata që e ushtrojnë. Vajza italiane dhe i riu shqiptar, që po pushojnë në Jug shprehen se duhen disa orë punë, mund të biesh shumë herë dhe pastaj do të ngrihesh sërish. Çifti i cili jeton në Padova të Italisë ia sugjerojnë të gjithë të rinjve këtë sport.
Sipas tyre edhe pse është e çuditshme, kur ka dallgë ky sport është më i thjeshtë sepse dallga të shtyn drejt, dhe mund ta mbash ekuilibrin, kurse kur deti është i qetë dallga e qetë të shtyn majtas –djathtas./abcnews.al