Bilanci i vitit 2020: Tirana “bunker”, Teuta e ndjek dhe çudia Skënderbeu

schedule20:56 - 1 Janar, 2021

schedule 20:56 - 1 Janar, 2021

Tirana e sezonit të shkuar ishte një “makineri”, në sulm dhe në mbrojtje. Bardheblutë fituan titullin kampion dhe në bilancin e vitit 2020 rezultojnë si skuadra që kanë pësuar më pak gola. Në sezonin aktual, vetëm dy ekipe janë më lartë.

Bëhet fjalë për Partizanin dhe Teutën, që kanë pësuar 7 dhe 5 gola në 12 javët e para të kampionatit, kundrejt tetë golave të marrë nga bardheblutë. Gjithsesi Tirana, ne pjesën e dytë të kampionatit të shkuar ishte shumë lart.

16 gola të pësuar nga kampionët, ndërkohë që në total në vitin 2020 janë ndëshkuar 24 herë. Durrsakët marrin vendin e dytë falë këtij sezoni, me 27 gola të pësuar në total. Podiumi mbyllet nga Lacci, që edhe sivjet ka pësuar më shumë se zakonisht, numëron vetëm 29 gola të marrë.

 

Kurbinasit pasohen në renditje nga Kukësi, me 33 gola të pësuar gjatë vitit të shkuar, kurse më pas vjen Partizani. Të kuqtë kanë spikatur në aspektin e shifrave këtë sezon, por në kampionatin e shkuar, së bashku me Vllazninë, ishin ekipi që pësuan më shumë.

“Demat” në total për vitin 2020 kanë marrë 34 gola, dy më pas se Vllaznia e renditur në vendin e gjashtë. Në fund të klasifikimit janë Bylisi dhe Skënderbeu, që pësuan nga 42 gola. Korçarët vuajnë golat e shumtë të këtij kampionati, 26, kur në sezonin e shkuar ndanin kreun me Tiranën me 16 gola në 19 ndeshje. /abcnews.al

 

GOLAT E PËSUAR NGA SKUADRAT E SUPERIORES NË VITIN 2020

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!