Java e 11-të e Kategorisë Superiore kishte surpriza e përballje të forta. Sonte në emisionin Pressing në ABC, ish-trajneri i Kukësit e Skënderbeut, Orges Shehi bëri analizën e tij.
“Kemi hyre ne fazë interesante të kampionatit. Terrenet krijuan vështirësi. Do ketë ngjeshje deri në fund. Skuadrat do i ndërrojnë vendet vazhdimisht. Kukësi i ndrron gjithmonë lojtarët, por edhe prurjet i ka cilësore. Është problematikë, që e kemi prekur shpesh.
Kukësi pësoi gola naivë. Ka mbrojtje të ngadaltë dhe humbin duelet ajrore. Partizani ishte pragmatist, donte pikët dhe ia arriti. Tirana aktivizon shumë të rinj edhe prej dëmtimeve. Na suprizoi me Kukën në formacion, duke i besuar një ndeshje të rëndësishme. Në grupin e kryesuesve Tirana duket se është skuadra më e dobët.
Por me të rinjtë e saj nuk mundet nga të fortët. Muçi rritet çdo ditë, i ka rënë shumë peshë dhe po e mban. Teuta e fortë, e nisi ndeshjen në disavantazh dhe reagoi. Në fund të dy skuadrat kërkonin triumfin dhe kaluan në aventurë. Teuta aktivizoi shumë sulmues dhe la hapësira mbrapa”, u shpreh Shehi. /abcnews.al