Dosti: Nofka që më thërrisnin, e veçantë! Vllaznia ka diçka ekstra

schedule23:37 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 23:37 - 28 Dhjetor, 2020

Edmond Dosti, kampion me Partizanin në sezonin 1992-93 dhe golashënues, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC. Ish-sulmuesi, në kohën kur luante mbante nofkën e një emri të njohur të futbollit italian, Beppe Signorit, që ka spikatur me Lazion dhe kombëtaren e Italisë.

“Është kënaqësi që të ta japin emrin Beppe Signori tifozët e skuadrës rivale, Tiranës”, tha fillimisht Dosti, ndërkohë që më pas vlerësoi skuadrën e Vllaznisë që kryeson Superioren pas 11 javësh kampionat.

“Vllaznia ka bërë ekipin dhe stafin, të bukur. Janë profesionistë, kanë bërë blerjet e duhura dhe ka mentalitet gjerman që është injektuar nga trajneri. E shikojnë që të tjerët kanë probleme dhe janë ekipi i vetëm që e nisin me presing dhe shënojnë shpejt. Gjithsesi ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”, tha Dosti. /abcnews.al