Në shumë i kërkuar i dënuar me 18 vjet burg u kap nga Forcat e Speciale në Vlorë. Ai është Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen. Sipas policisë këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Në Qershor të vitit 2009, Maksim Hodaj ka vrarë gruan e tij Luljeta Hodajn. Krimin e kreu brenda në shtëpinë e tyre në Armen në prani të tre fëmijëve të vegjël.
/abcnews.al