Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Investimi në Zvërnec, BE është pro/ Tarquino: Projekti mund të bëhet sipas standardeve mjedisore

schedule18:24 - 22 Shtator, 2026

schedule 18:24 - 22 Shtator, 2026

Vetëm këshilla, jo kundërshtime për investimin në Zvërnec. Komiteti i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, pas vizitës në Vlorë me një deklaratë të përbashkët konfirmuan si investimi mund të vazhdojë duke përafruar paralelisht legjislacionin mjedisor të Shqipërisë me atë të BE.

Pikat mbi i, i vendosi bashkëkryetari i Komitetit të Stabilizim Asocimit, eurodeputeti Italian Marko Tarquino.

Sipas europarlamentarit, një projekt që zhvillon turizmin, nuk ka asnjë problem, kur është në përputhje me kërkesat mjedisore dhe të komunitetit lokal, madje Shqipëria mund ta bëjë tani duke mësuar nga gabimet e shteteve anëtare të BE në të kaluarën.



“Janë standardet që Europa ka dhënë, duke parasysh gabimet e bëra nga shtetet anëtare. Dhe duke pyetur veten, shtetet kandidate të jenë në lartësinë të sfidës së realizimit të një aksioni zhvillimi që të jetë njëkohësisht e respektueshme ndaj ambjentit dhe komuniteteve lokale. Unë uroj dhe shpresoj që kjo të jetë qëllimi I qeverisë shqiptare dhe parlamentit shqiptar, me ccfarë kuptoj ka një qëndrim të ndryshëm mes mazhorancës dhe opozitës. Kuptoj si Italian, jam shtetas I një vendi shumë të pasur me bukuri natyrore, dhe duke parë këtë gji të jashtëzakonshëm të Vlorës, kam kuptuar se kisha njohuri të vakta duke e vlerësuar vetëm nëpërmjet fotografive. Nëse dini ta bëni në mënyrë që të bashkoni pritshmëritë e tëgjithëve, do e bëni për shqipërinë dhe për të gjithë europën. Ne në itali kemi bërë shumë gabime, tani po mundohemi t’I rregullojmë.” 

Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga dy bashkëkryetarët, Taulant Balla nga pala shqiptare, dhe Marco Tarquino nga pala europiane.

Deklarata e përbashkët vlerëson ambicien e Shqipërisë për të mbyllur grupkapitujt e negociatave deri në fund të 2027 si dhe reformën në drejtësi dhe rezultatet e SPAK. U inkurajua të ecet në këtë drejtim. Në drejtimin e kundërt, mbeti serish PD, as per BE as per SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!