TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, pas vendosjes se masës së arrestit ndaj saj.
Shefi i qeverise thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.
Por kryeministri, i cili duket se reagoi me vonesë, për shkak të diferencës se kohës New York-Tiranë, tha se në fund flet drejtësia, dhe jo balta që ka filluar të hidhet mbi qeverinë dhe mbi vendin.
Ekspert i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Tiranë Live” u shprehsh e drejtësia duhet të hetojë se çfarë informacioni është dhënë nga ish-drejtuesja e SHISH dhe për çfarë është përdorur ai.
Ai theksoi se përmbajtja e inflamacionit duhet parë me kujdes, sepse Shqipëria krahas interesave të veta kombëtare që duhet t’i mbrojë, është pjesë e NATO-s dhe si e tillë ajo shkëmben informacione dhe korrespondenca me agjencitë e tjera të inteligjencës.
“Nuk është më një çështje e një individi, por është çështje e institucionit. Nëpërmjet abuzimit me funksionin ka shkëmbyer ose ka dhënë këtë informacion. Çfarë informacioni është dhënë dhe përse është dhënë dhe për çfarë është përdorur ky informacion” u shpreh ai.

