Presidenti i La Liga, Javier Tebas, e ka pranuar sërish se tani nuk është koha për të kërkuar rikthimin e tifozëve në stadium. Në një intervistë për “Marca”, ai e pranon se ka patur një takim me Ministren e Sportit, Irene Lozano, por tani për tani nuk ka asnjë mundësi që dyert e stadiumeve të hapen.
“Do të ishte një veprim i papërgjegjshëm nëse do të kërkonim rikthimin e tifozëve në stadium tani. Nuk është gjëja e duhur për të bërë me ngjarjet që po ndodhin në vend. Ne jemi të vetëdijshëm se po përballemi me një fenomen, me të cilin nuk e dimë se çfarë do të ndodhë as në 10 ditët e ardhshme”, deklaron spanjolli.
“Ajo që mund të bëjmë është të presim të kalojnë Krishtlindjet, pasi marrja e ndonjë veprimi tjetër do të ishte e paarsyeshme. Ne do të presim deri në datën 15 janar dhe më pas do të analizojmë se çfarë do të ndodhë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë në situatën ku ndodhemi”, përfundon Tebas. /abcnews.al