Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Ko” “mbretërore” në La Liga/ Real pëson humbjen e parë në kampionat, Betis ia del 1-0

schedule12:07 - 5 Shtator, 2026

schedule 12:07 - 5 Shtator, 2026

Mund të ndodhë, e ndoshta do ta provojnë edhe katalanasit. La Liga është një kampionat i ashpër, edhe pse 20 nga 22 sezonet e fundit janë fituar ose nga Barcelona, ose nga Reali.

Gjithsesi, një Betis mund të të mposhtë, sidomos kur luan në shtëpi, dhe kështu i ndodhi Madridit të Zhoze Murinjos.

Rezultati ishte minimal, 1-0, me gol shënuar fare në fund, dhe për më tepër, ishte tërësisht kundër rrjedhës së lojës. Reali dominoi me më shumë raste, edhe pse statistikat nuk e tregojnë aq qartë.

Vendasit vërtet goditën 7 herë kuadratin e portës së Kurtuasë, por rrjetat I shpërdoruan “merengesit”.

E pabesueshme sesi mund të gabonte aq shumë një mjeshtër si Kilian Mbape. Vinisius nuk u duk shumë, dhe pse fitoi penallti, ndërsa Belingham ishte pa shkëlqimin e mëparshëm.

Betis falenderoi dhe goditi në 81’, kur realizoi Parrot.

Reali nuk është se u dorëzua, përkundrazi, por fillimisht I anuluan një gol për pozicion jashtë loje, dhe pastaj erdhi momenti i polemikës. Vinisius fitoi 11-metërsh, dhe Mbape goditi, por portieri vendas, Vajes, grushtoi.

Madrilenët për fat të keq u ndëshkuan nga rregullorja e ndryshuar këtë verë, sepse mbrojtësi vendas, Bartra, e kishte një këmbë në ajër brenda zonës në momentin e ekzekutimit.

Reali e pësoi nga këmba e majtë jashtë zone, ndërsa Murinjo tha më pas se nuk arrin ta gjejë shkakun se përse ekipi I tij humbi.

“Goditja e parë, – shkruan me dëshpërim “Marka” madrilene, – Reali përplaset me portierin Vajes që pret gjithçka, madje edhe një penallti. Murinjo nuk di përse ka humbur!”

Ja edhe “AS”, po nga kryeqyteti: Frenim I fortë! Një gol nga Parrot rrëzon Madridin në një finale me polemika! Realit iu anulua goli i barazimit në 87’!”

Rekordmenët e titujve në Spanjë dhe Europës kanë 9 pikë në 4 ndeshje, po aq sa Barcelona që ka luajtur tri dhe që do të dalë nesër në fushën e Valencias në La Ligë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!