Pas një fundjave të nxehtë pritet një fillim jave më i freskët. Meterologët parashikojnë një rënie të temperatuarave me rreth katër gradë celcius. Ndërkohë që sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, të hënën, gjatë orëve të paradites, në të gjithë vendin pritet të nisin reshjet e shiut.
Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet parashikohet të jenë mesatare. Në zona të veçanta kryesisht kodrinore dhe malore pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata. Ndërkohë era do të vijojë të fryjë e lehtë deri në mesatare gjatë mesditës./abcnews.al