Groposi kokainë në kopshtin e shtëpisë, pranga shqiptares

schedule10:49 - 21 Korrik, 2018

schedule 10:49 - 21 Korrik, 2018

Një shqiptare u arrestua të premten në veri të Athinë pasi i gjetën një kilogram kokainë në shtëpi. 48-vjeçarja e kishte groposur drogën në kopshtin e shtëpisë në veri të Athinës.

Identiteti i saj nuk është bërë publik për mediat, ndërsa sipas raportimeve, kokaina ishte futur në një kavanoz me oriz dhe ishte groposur në një thellësi prej 55 centimetrash.

Autoritetet ushtruan kontroll në shtëpinë e shqiptares pas hetimeve ku ajo dyshohej të ishte pjesë e një rrjeti shpërndarjeje droge. Rrjeti operon në kampet rome në veriperëndim të Athinës.

I njëjti grup ku bën pjesë edhe shqiptarja pësoi një goditje të fortë nga autoritetet në fund të Qershorit. Kjo sepse 24 persona të dyshuar si anëtarë të bandës kriminale të moshës nga 20 deri në 71 vjeç u vunë në pranga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!