“Kyçet” për merkaton, Muçi: Objektiv numri 15. Apolonia? Të gjithë motivohen ndaj nesh

schedule10:32 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 10:32 - 12 Dhjetor, 2020

Krah Dedes në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe Ernest Muçi. Rreth tij ka shumë thashetheme për merkaton, por djaloshi qëndron me këmbë në tokë, e kyç veten për këtë çështje dhe përqendrohet te Tirana.

OFERTA NGA RAPID VIENNA – “Nuk është se i ndjek shumë fjalët e merkatos. Për momentin jam i fokusuar te ndeshja e nesërme. Do mundohemi të marrim sa më shumë pikë dhe ta luajmë sa më mirë. Jemi një grup që po arrijmë të bashkohemi. Për merkaton nuk dua të flas. Jam i lumtur këtu, shpresoj të bëj sa më shumë gola dhe të paraqitem sa më mirë”.

POZICIONI I PREFERUAR – “Nuk kam një pozicion të preferuar. Numri 10 është pozicioni më i mirë për mua, por nuk ka rëndësi ku luaj. Dua të jem në fushë. Formacionet e trajnerit kanë qenë shumë të mira. Edhe lojtarët e tjerë ndihen mirë, kështu që s’kemi pse ndryshojmë gjë.

FJALËT E DEDES – “Profesori tha fjalë shumë të mira. Edhe unë jam rritur si futbollist në këto ndeshje që kam luajtur nga minuta e parë. Është e vërtetë që minutat e rrisin futbollistin. Duhet të marr sa më shumë eksperiencë nda ky sezon. Jam shumë i lumtur që luaj në një ekip kaq të madh dhe do më rrisi sa më shumë kjo eksperiencë”.

15 GOLA OBJEKTIVI – “I qëndroj këtij objektivi. Shpresoj që të arrij. Kampionati është shumë i gjatë. Shpresoj të bëjmë mirë gjithë si ekip dhe jo vetëm unë si lojtar”.

PREFERENCA PËR TË ARDHMEN – “As unë, as menaxheri dhe klubi nuk e kanë zgjedhur klubin ku do shkoj. As nuk e dimë nëse do iki apo jo, kështu që… Për momentin nuk kam asnjë preferencë, por shpresoj të bëj sa më mirë këtu” .

TRAJNERI DEDE – “Profesor Dede ka grinte shumë të mirë dhe na flet siç duhet. Na mban të gjithëve njësoj. Kemi bërë shumë ndeshje të mira siç është parë. Kemi merituar më shumë te barazimet e marra dhe derbin e luftuam shumë mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe do të jemi në fillim të tabelës”.

FIERAKËT – “Apolonia është ekip që lufton. Fituan në ndeshjen e fundit. Vijnë të motivuar sepse luajnë ndaj Tiranës dhe ne do fokusohemi sa më shumë në këtë ndeshje dhe do i japim sa më shumë përqendrim dhe të arrijmë të marrim tre pikët”.

DUELI ME SOTËN – “Me Sotën njihemi mirë. Është lojtar shumë i mirë. Besoj se do bëjë mirë, do jetë i motivuar. Shpresoj ta fitoj atë duel dhe të arrij të shënoj dhe të fitojmë”, u shpreh talenti i Tiranës.

Para se fjalën ta merrte Muçi foli Dede dhe kishte elozhe për talentin bardheblu. “Mua më intereson se Muçi po rritet nga dita në ditë, jo vetëm në kualitet sepse atë e ka pasur gjithmonë. Është një djalë me shumë perspektivë dhe shumë i talentuar, por po rritet dhe po sakrifikon për këtë ndeshje. Kemi parë ndeshjen me Laçin dhe sparkatat në ndeshjen me Partizanin. Rritet si person.

Ka kuptuar që të bëhesh një lojtar i madh duhet të punosh shumë dhe detajet e vogla e bëjnë një futbollist të madh. Uroj çdo futbollist të ketë karrierë të suksesshme dhe të ndihet i realizuar. Komandën e japin financat dhe në momentin që ato e kënaqin një klub, atëherë ato mendojnë se edhe një lojtar i talentuar mund të shitet. Mua më intereson që lojtarët të rriten dhe për Muçin jam i lumtur”, u shpreh Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!