Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e dytë e protestës, Shëndetësia bën bilancin: 7 të plagosur, 5 janë policë

schedule22:09 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 22:09 - 10 Dhjetor, 2020

Pesë punonjës të policisë dhe dy protestues janë lënduar gjatë protestës mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë thotë se “kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe 2 protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka pasur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë”./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!