Kreu i diplomacisë gjermane vlerësoi se Evropa nuk duhet të llogarisë më mbështetjen e Donald Trump dhe se duhen shtënguar radhët mes vendeve të BE, pasi presidenti amerikan tha këtë fundjavë në një intervistë se Bashkimi Evropian ishte një “armik” i Shteteve të Bashkuara në tregti.
“Ne nuk mund të mbështetemi tërësisht në Shtëpinë e Bardhë”, tha Heiko Maas për grupin mediatik gjerman Funke.
“Ne duhet ta rregullojmë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara nëse duam ta mbajmë atë. Pasoja e parë e qartë është se ne duhet të afrohemi më shumë në Evropë”.
“Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë që të ndahet përballë sulmeve të dhunshme verbale apo atyre absurde të tuitterit “, tha ministri i Jashtëm gjerman, duke iu referuar mënyrës së preferuar të komunikimit të Donald Trump./abcnews.al