Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Starova: Vllazni ndryshe, po shfrytëzon momentin! Bravo Kastriotit

schedule23:31 - 26 Nëntor, 2020

schedule 23:31 - 26 Nëntor, 2020

Sulejman Starova, i përhershëm në emisionin “Pressing”ABC, ka folur për përballjet e kësaj jave në Superiore. Vëmendjen fillimisht e mori Vllaznia, skuadra që kryeson pas katër javëve të para. “Ka ardhur sponsori te Vllaznia, ka dhënë rezultat direkt zoti Xhaferri. Premiot nuk kanë munguar, përzgjedhjen e lojtarëve e ka bërë stafi teknik.

Është krijuar një skuadër familjare dhe me ego për të plotësuar dëshirat e Shkodrës, që Vllazninë e do në nivele të larta. Tre pretendentët më të fortë, Laçi, Tirana dhe Teuta kanë çeduar, Vllaznia po e shfrytëzon këtë situatë. Janë edhe Kukësi me Partizanin. Mund ta kemi në krye Partizanin, që pas fitores me Apoloninë mund të marrë edhe një tjetër me Skënderbeun”.

“Sot është bërë më e lehtë t’i njohësh kundërshtarët shpejt. E kam fjalën kur vjen nga jashtë. I shikon përmes videove dhe pastaj përmes miqësoreve. Vllaznia ndryshoi, nuk kishte dorë të fortë. Aty është krijuar qetësia dhe stafi po punon lirshëm. Për këto katër javë një faktor është edhe kalendari.

Kur ke skuadër të re është mirë të kesh ndeshje të lehta, në letër. Duhet të presim fundin e fazës së tretë, pasi skuadrat pretendente nuk po marrin rezultatet. Këto janë Laçi e Teuta. Kemi Partizani që themi ka 11 lojtarë dhe merr pikët.

Flasim për Vllazninë, por kemi edhe Kastriotin që është në vend të dytë me meritë. Duhet të presim fundin e fazës. Bylisi nuk ka në mend të rrijë në vend të nëntë. Në play-out është Laçi, pretendent për titull. Me këtë lloj konkurrence parashikohet që ekipet të shohin edhe nga vendi i tetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!