Franca ka regjistruar më shumë se 50,000 viktima nga COVID-19.
Kujtojmë se dy vendet Italia dhe Britania e Madhe ditë më parë tejkaluan këto shifra.
Por nga ana tjetër autoritetet në Francë bëjnë me dije se është shënuar një rënie e rasteve me koronavirus, gjatë 24 orëve janë regjistruar 9,155 të prekur.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi lehtësime të masave anticovid, ai theksoi të shtunën do të rihapen dyqanet, ndërsa për kufizimet e tjera të lëvizjeve ende nuk është dhënë asnjë ndryshim./abcnews.al/