Shifra rekord ditore, shkon në 2 milion numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi

schedule10:59 - 19 Nëntor, 2020

schedule 10:59 - 19 Nëntor, 2020

Të enjten Rusia tejkaloi 2 milion raste të konfirmuara me koronavirus në vend. Kjo pasi raportoi edhe 23,610 raste të reja me Covid-19 të regjistruara në 24 orë.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës janë raportuar edhe 463 vdekje të lidhura me Covid-19, të dyja shifrat rritje rekord ditore.

Rusia është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve duke numëruar 2,015,608, të tillë pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Numri total i viktimave është 34,850, kurse ai i të shëruarve 1,526,656. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!