Greqia gati paketën e ndihmës për Krishtlindje, përfitojnë familjet me të ardhura minimale

schedule09:20 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:20 - 19 Nëntor, 2020

Greqia do t’u caktojë një ndihmë financiare për krishtlindje 256,525 familjeve që jetojnë në kushte varfërie, me atë ardhura minimale. Ndihma do të fillojë me një minimum prej 200 euro dhe do të rritet në varësi të përbërjes së familjes.

Në total, 482,335 anëtarë familjeje që marrin të ardhura minimale do të përfitojnë në këtë mënyrë. Konkretisht, siç u njoftua nga deklaratat e tyre të enjten në mëngjes nga Ministrat e Financave Christos Staikouras dhe Punës Giannis Vroutsis:

– Një person i vetëm, pra një individ do të marrë 200 euro

– Çdo i rritur shtesë në të njëjtën shtëpi do të marrë 100 euro

– Çdo fëmijë i mitur do të marrë 50 euro shtesë.

Me fjale te tjera:

– një çift i rritur me ardhura minimale, do të marrë 300 euro

– një familje me 2 të rritur dhe 2 fëmijë do të marrë një përfitim prej 400 eurosh

– një familje e madhe me 4 fëmijë do të marrë një përfitim prej 500 eurosh.

Sipas informacionit nga protothema.gr, përfitimi i përgjithshëm do të arrijë në 55 milion euro.

Ministrat Christos Staikouras dhe Giannis Vrutsis prezantuan 6 masa të tjera mbështetëse të zbatuara nga qeveria, pas karantinës së dytë. Qeveria, sipas ministrit të financave, po aktivizon një total prej 3.3 miliardë eurosh, në masa mbështetëse për të mbështetur punësimin dhe bizneset. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!