Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

412 qytetarë të shëruar pa tampon në 24 orët e fundit, 420 pacientë në spital, 6 të intubuar

schedule16:19 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:19 - 18 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin në total në 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Por numri i të shëruarve në raportin ditor të ministrisë është automatik, pasi tashmë nuk bëhet më tampon negativizimi.

Ministria llogarit kohën e qëndrimit 14 ditor në karantinë nga momenti që qytetari është zbuluar se është infektuar dhe pas 2 javëve e cilëson të shëruar. Pra pa tampon dhe fjalën e mjekut, por thjeshtë duke llogaritur ditët.

Ndërkohë që aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar. Sot u realizuan 2574 testime, nga të cilat u zbuluan se 711 qytetarë ishin infektuar, ndërsa 9 pacientë humbën jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!