Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna në protestë, të lënduarit te “Trauma”/ Tre kalimtarë dhe tre protestues, në gjendje të mirë shëndetësore

schedule10:15 - 14 Tetor, 2026

schedule 10:15 - 14 Tetor, 2026

TIRANË – Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tre prej tyre janë kalimtarë dhe tre të tjerë protestues.

Tre kalimtarët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Edhe tre protestuesit paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të qëndrojnë ende në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse ka nevojë për shtrim.



Ndërkohë, gjatë natës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një protestues me shenja intoksikimi. Pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, ai është larguar nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, duke garantuar vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!