Dedikim prekës dhe premtim i madh për Tiranën, Cobbina hap zemrën

schedule08:59 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 18 Nëntor, 2020

Ceramica Cleopatra FC është stacioni i radhës për mesfushorin me tipare sulmuese, Winnful Cobbina. Ganezi është shitur nga Tirana dhe jo zyrtarisht thuhet se në arkat e bardhebluve shkojnë 150 mijë euro. Një shifër e mirë, nëse është reale.

Cobbina dje ka nënshkruar me klubin e ri në Egjipt, ndërkohë që nuk mund të mungojë një mesazh falënderimi për drejtuesit e Tiranës dhe tifozët. Fjalë zemre për presidentin Refik Halili, të cilin ganezi e thërret “baba”.

“Kam firmosur një marrëveshje të rëndësishme për karrierën time dhe po marr këtë moment të hidhur t’ju njoftoj largimin tim nga Tirana, nga një ekip që më ka dhënë shumë, një shtëpi larg shtëpisë time.

Për shkak të presionit që po ndjeja kohët e fundit, vendosa të largohem dhe të rritem profesionalisht diku tjetër. Unë i jam gjithmonë mirënjohës Tiranës dhe drejtuesve, të cilët i dhanë përparësi mirëqenies time dhe i falënderoj për kujtimet e një sezoni të shkëlqyer, si ai që lamë pas.

Kjo nuk është një lamtumirë. Dëshira ime është të kthehem pas dhe ta mbyll karrierën te Tirana. Deri atëherë, u dërgoj dashuri fansave të mi bardheblu, gjithashtu edhe Goldit, Edit, Inës dhe të gjithë njerëzve specialë te Tirona.

Vlerësimi më i madh shkon për presidentin e klubit, Refik Halili. Fjalët nuk mund të shpjegojnë llojin e dashurisë që kam për ju, BABI. Zoti ju bekoftë dhe qoftë një familje e madhe dhe e lumtur… Deri herën tjetër… Forca Tirona”, shkruan Cobbina, në postimin e bërë në Instagram. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!