Hahn për ABC News: Gjithçka të përgatitet për hapjen e negociatave në Qershor 2019

schedule16:33 - 27 Qershor, 2018

schedule 16:33 - 27 Qershor, 2018

Komisioneri i BE për zgjerimin e Johavnes Hahn në një intervistë për ABC News thotë se vendimi i djeshëm për Shqipërinë përcakton se gjithçka duhet të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor të 2019.

Pyetje: Vendimi i djeshëm i Këshillit të Bashkimit Europian përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në BE në qershor 2019. Është qartësisht një vendim i kushtëzuar, ku Këshilli i bën thirrje Komisionit të monitorojë konsolidimin e progresit në reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky monitorim do t’i nënshtrohet vlerësimit të Këshillit dhe miratimit të Këshillit Evropian. A do ta konsideronit këtë një dritë jeshile simbolike apo një dritë jeshile të mirëfilltë?

 

Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit: Është një dritë jeshile, pasi qartësisht u vendos që gjithçka duhet të jetë e përgatitur për hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor të 2019 dhe kjo është realiste edhe përsa i përket afatit kohor. Kjo pasi një tjetër element i rëndësishëm i vendimit të Këshillit të ministave ishte që  Komisioni Europjan të fillojë menjëherë punën përgatitore për hapjen e negociatave. Pra, ne tani mund të fillojmë me procesin e screening, apo ekzaminimit për kapitujt e ndryshëm dhe në tërësi bëhet fjalë për 35 kapituj. Ne duhet të ekzaminojmë nivelin e përgatitjes për çdo kapitull krahasuar me legjislacionin europian të deritanishëm, apo thënë ndryshe « acquis communautaire ». Kjo nënkupton së paku qindra takime përgatitore dhe kjo fazë normalisht merr 1 vit. Pra, nëse ne fillojmë tani, ka shumë mundësi që ne të mbarojmë në qershor të vitit të ardhshëm dhe pastaj t’i njohim shtetet anëtare me propozimin për pikat e referimit për hapjen e negociatave. Në konkluzionet e Këshillit thuhet gjithashtu që në fund të 2019 ne mund të hapim kapitujt e parë të negoviatave të anëtarësimit me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!