VIDEO/ Start super, Vllaznia likuidon Skënderbeun dhe kryeson e vetme

schedule18:39 - 8 Nëntor, 2020

schedule 18:39 - 8 Nëntor, 2020

Vllaznia në krye të Superiores, e vetme. Triumfi 2-0 në Korçë kundër Skënderbeut e bën ekipin shkodran të vetmin që merr pikët e plota në dy javët e para të kampionatit dhe kjo është një nisje fantastike, duke pasur parasysh vuajtjet e kuqebluve në sezonet e fundit.

Një ekip i ndryshuar gati i tëri dhe vendimtarë janë dy prej lojtarëve të afruar në merkaton e verës. Haris Dilaver ka shënuar golin që hapi ndeshjen dhe të dytin personal në kampionat, pasi ndëshkoi në mesjavë edhe Apoloninë.

Dilaver ishte i saktë me një goditje nga brenda zonës, ndërkohë që pas 10 minutash ishte braziliani Victor Da Silva që i shmangu korçarët me golin e dytë. Braziliani, pasi shmangu edhe portierin Dajsinani, e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesë e dytë Skënderbeu rrezikoi në disa raste, por portieri Zogovic tregoi cilësitë e tij dhe i ndaloi kundërshtarët. Rrjetë e paprekur dhe një mesazh i qartë se Vllaznia e këtij sezoni është tjetër, edhe pse duhet thënë se ende nuk kanë nisur testet e vërteta të forcës. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
E diel, më 8 nëntor, ora 16:45

Skënderbeu-Vllaznia 0-2
Shënues:
Dilaver 32’, Da Silva 42’

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Mara, Taipi, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah . Trajner: Julian Ahmataj

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Victor Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

 

Renditja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!