Twitter fshin postimin e Trumpit për “zhdukjen e avantazhit” të tij

schedule19:22 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:22 - 4 Nëntor, 2020

Twitter së fundmi ka bllokuar dy postime e para pas zgjedhjeve të presidentit amerikan Donald Trump.

Rrjeti social i ka cilësuar postime me përmbajtje të diskutueshme dhe i ka cilësuar si informacione të rreme.

Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe Demokratët për manipulim të votimit me postë.

“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, tha kandidati republikan në llogarinë e tij.

Sipas sondazheve, kandidati demokrat, Biden, po prin me 227 vota elektorale, gjersa Trump ka mbledhur 213 sosh. Kandidatëve do iu duhen 270 vota për t’u shpallur president.

Kur janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sipas rezultatit të deritashëm, ish-nënpresidenti amerikan në mandatin e Barack Obamas dhe miku i madh i Kosovës, Joe Biden, do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!