Kombëtarja e Shqipërisë humbet një tjetër talent. Bëhet fjalë për Adri Mehmetin, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Ameriknës.
Mesfushori 17 vjeçar, i cili ka kapërcyer me shpejtësi etapat në karrierën e tij, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm me Neë York Red Bull në Ligën Amerikane të futbollit është grumbulluar nga trajneri Maurizio Pochettino për sfidat e ardhshme.
Kombëtarja amerikane do të luajë katër miqësore kundër Perusë, Kilit, Meksikës dhe Kanadasë, ndërsa mes 28 lojtarëve të ftuar për këto sfida është edhe futbollisti shqiptar.
Me origjinë nga Saranda, por I lindur në Neë York, Adri Mehmeti zgjodhi Shqipërinë në hapat e para të karrierës së tij, duke luajtur tre ndeshje me kombëtaren kuqezi U15.
Më pas, në vitin 2024 ai pranoi të bëhej pjesë e skuadrës amerikane për të njëjtën moshë, ndërsa më pas vijoi edhe me ekipet e tjera zinxhir me “yje dhe viza”.
Në sezonin e shkuar, Mehmeti bëri debutimin në skuadrën e parë të Neë York Red Bull duke luajtur 25 ndeshje dhe duke shënuar një gol.
Edhe në sezonin e ri, ai po luan me vazhdimësi me ekipin e tij.
Përpara Adri Mehmetit, kombëtarja kuqezi humbi një tjetër talent, pasi Bryan Gruda u grumbullua nga trajneri Jurgen Klopp në kombëtaren e parë të Gjermanisë.

