Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Sarandë, kontrolle me dronë dhe në terren / Hita: Fokus, hetimi i ngjarjeve kriminale aktuale dhe të viteve të kaluara

schedule17:28 - 20 Shtator, 2026

schedule 17:28 - 20 Shtator, 2026

Me dronë dhe kontrolle në terren, Policia po vijon kërkimet për autorët e vrasjes së 44-vjeçarit në Sarandë.

Kontrollet janë shtrirë në zona të ndryshme të Sarandës dhe Delvinës, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe lokalizimin e personave që qëlluan me armë zjarri Artan Myrtajn dhe plagosën rëndë edhe një kalimtar të rastit.

Në terren janë angazhuar strukturat e Policisë së Sarandës, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një analizë me drejtuesit dhe efektivët e Komisariatit pas ngjarjes.



Hita kërkoi intensifikimin e hetimeve dhe rezultate konkrete për zbardhjen e vrasjes, por edhe një analizë të plotë të situatës kriminale në Sarandë.

“Tashmë që sezoni turistik pothuajse ka mbaruar, fokusi i punës tonë do të jetë intensifikimi i hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve kriminale, edhe të atyre të ndodhura vitet e kaluara. Goditja pa kompromis e grupeve kriminale që veprojnë në qytet dhe evidentimi i çdo veprimtarie të paligjshme të tyre. Do t’ju mbështes me burime njerëzore, duke krijuar struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe kundër krimit të organizuar, por edhe me bazë logjistike. E rëndësishme është reagimi profesional dhe përkushtimi i strukturave aktuale.”

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar gjithashtu që hetimet të shtrihen edhe te ngjarjet e mëparshme kriminale, me qëllim dokumentimin e tyre dhe identifikimin e autorëve.

Pas përfundimit të sezonit turistik, Policia synon të intensifikojë punën kundër grupeve kriminale dhe krimit të organizuar në Sarandë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!