Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Veriut nuk ndalet, raketa e dytë balistike brenda një jave

schedule18:59 - 20 Shtator, 2026

schedule 18:59 - 20 Shtator, 2026

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike pranë bregdetit të saj lindor, në testin e dytë raketor brenda rreth një jave.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, raketa u lëshua nga zona e Wonsanit rreth orës 15:00 me kohën lokale.

Edhe Ministria japoneze e Mbrojtjes konfirmoi se bëhej fjalë për një raketë balistike. Televizioni publik japonez NHK raportoi se raketa ra jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut dënoi testin dhe i kërkoi Phenianit të ndalojë menjëherë aktivitetet raketore, duke theksuar se lëshimi shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Testi i fundit vjen vetëm pak ditë pas një tjetër lëshimi raketor, më 12 shtator. Koreja e Veriut ka kritikuar vazhdimisht stërvitjet ushtarake të SHBA-ve me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Të premten, Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un, akuzoi SHBA-të për përkeqësimin e tensioneve në gadishull dhe tha se Pheniani do të vazhdojë forcimin e arsenalit të tij bërthamor.

Ndërkohë, të shtunën Koreja e Veriut hodhi poshtë edhe një rezolutë të agjencisë së OKB-së për energjinë atomike, e cila kritikonte programin e saj bërthamor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!