Gazetarja Erblina Mile ka folur për ndryshimet në ligjin për koncesionet, duke theksuar forcimin e kritereve që lidhen me shpenzimet dhe kontrollin financiar.
Sipas Miles, koncesionet, për shkak të volumit të konsiderueshëm financiar, monitorohen nga Ministria e Financave dhe ministritë e linjës, ndërsa ndryshimet ligjore synojnë një proces më transparent.
Sipas gazetares, ndryshimet lidhen drejtpërdrejt me rritjen e transparencës në procesin e dhënies së koncesioneve.
“Janë një sërë agjencish që merren me kontrollin financiar dhe këtu janë dhe koncesionet që kanë një volum të konsiderueshëm dhe monitorohen nga Ministria e Financave dhe ministritë e linjës. Ndryshimi i ligjit për koncesionet është një ligj që ka forcuar kriteret dhe pikat e rëndësishme që lidhen me shpenzimet dhe me financa më transparente.
Me ligjin e ri nuk do të ketë më bonuse për ofertat e kërkuara, synohet që kompanitë që ofroheshin për një shërbim shteti nuk do ta financojnë garën dhe do të jetë një garë më transparente dhe e fortë. Gjithashtu dhe heqja e kontratave një euro, dhe kjo pikë është rrëzuar. Kjo lidhet direkt me rritjen e transparencës së dhënies së koncesioneve.”


