Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

John Legend dhe Chrissy Teigen përkujtojnë bebushin e ndjerë

schedule10:40 - 4 Nëntor, 2020

schedule 10:40 - 4 Nëntor, 2020

Një ditë pasi Chrissy Teigen ndau mënyrën e ëmbël se si ajo po e nderon kujtimin e djalit të saj të ndjerë, John Legend zbuloi se dhe ai gjithashtu ka bërë një tatuazh të njëjtë me emrin e Jack. Teigen dhe Legend zbuluan së pari se ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë në videoklipin “Wild” që u publikua në gusht.

Më herët, modelja pati treguar për fansat problemet e shumta që kishte me shtatzaninë dhe vetëm pak ditë më pas dha lajmin e hidhur se kishin humbur vogëlushin e tyre, që kishin vendosur ta pagëzonin me emrin Jack.

Pak ditë më parë, modelja reagoi gjithashtu ndaj kritikave pasi publikoi fotografi nga ky moment i trishtë për ta në rrjete sociale. Ajo përshkroi se si ajo kishte kërkuar që Legend dhe nëna e saj të bënin fotografi për të dokumentuar lindjen “pa marrë parasysh sa e pakëndshme ishte”.

“Nuk mund të shpreh sa pak më intereson që ju i urreni fotot. Unë e kam jetuar atë, kam zgjedhur ta bëj, dhe më shumë se gjithçka, këto foto nuk janë për askënd përveç njerëzve që e kanë jetuar këtë gjë. Këto fotografi janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua“, shkroi modelja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!