Emigracioni, amerikanët kundër Trump

schedule20:26 - 19 Qershor, 2018

schedule 20:26 - 19 Qershor, 2018

Pjesa dërrmuese e amerikanëve kanë dalë kundër politikave të presidentit Trump për emigracionin. Një sondazh i fundit tregon se shumica është kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit, si dhe një rënie të mbështetësve të politikave të Trump.

Pas bashkëshortes, edhe shumica e amerikanëve duket se kundërshtojnë praktikat e presidentit Trump për të frenuar emigracionin klandestin. Një sondazh i fundit i kryer nga CNN tregon se 72 për qind e amerikanëve janë kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit, ndërsa pjesa e mbetur, 28 për qind, e mbështesin atë.

Mes elektoratit republikan, konsensusi për politikat e administratës amerikane arrin deri në 58 për qind, ndërsa 35 për qind janë kundër. Ndërkohë, mes demokratëve refuzimi arrin në 92 për qind. Konsensusi për presidentin sa i takon qasjes së tij ndaj çështjes së emigracionit është më i ulëti.

Vetëm 35 për qind aprovojnë mënyrën se si miliarderi po menaxhon problemin, nga 40 për qind që ishin në mars; ndërkohë që 59 për qind nuk e komentojnë politikën e tij.

Një ditë më parë, bashkëshortja e kreut të shtetit, Melania Trump kritikoi ndarjen e fëmijëve nga prindërit në momentin që ata mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë. Por sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Kirstjen Nielsen mbrojti praktikën e kontestuar, duke thënë se kalimi ilegal i kufirit është i papranueshëm./abcnews.al