Pep Guardiola është pjesë e Manchester City prej korrikut të vitit 2016 dhe gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë Premier League dhe 8 trofe në total.
Kontrata me klubin anglez përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe trajneri spanjoll shpreson të zgjasë bashkëpunimin.
Music to our ears! ?
⚽️ @marathonbet
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/gkzpW6zxjp— Manchester City (@ManCity) October 30, 2020
Në prononcimin e fundit, 48-vjeçari katalanas i dërgon një mesazh të qartë drejtuesve të “Cityzens”. “Ndihem tmerrësisht i lumtur këtu ku ndodhem.
Jam i kënaqur që jam pjesë e Manchester City dhe shpresoj të bëj një punë të mirë këtë sezon në mënyrë që të vazhdoj të jem trajner i këtij ekipi“, deklaron Guardiola. /abcnews.al

