Shkon në 10 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Kanada, Trudeau: Tragjedi të tjera na presin

schedule16:10 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:10 - 28 Tetor, 2020

Të mërkurën në mëngjes Kanadaja numëronte plot 10,000 raste fatale të shkaktuara nga koronavirusi.

“Ne po jetojmë një tragjedi kombëtare. Familjet kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, dhe janë shkatërruar nga këto tragjedi, dhe ne duhet ta dimë se tragjedi të tjera do të vijnë,” u shpreh  kryeministri i vendit Justin Trudeau të martën.

Disa orë më vonë, agjencia publike e shëndetit në vend njoftoi se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi ka regjistruar 10,001 viktima.

Megjithatë, ekspertët druhen se bilanci real është me shumë mundësi akoma më i lartë, pasi teste për Covid-19 nuk u bënë në një numër personash që kanë humbur jetën në javët e hershme të pandemisë.

Thuajse tre të katërtat e vdekjeje në vend e përbëjnë banorë më të moshuar se 80 vjeç, dyfishi i mesatares  në vendet e tjera të zhvilluara. Sa i përket rasteve me Covid-19, Kanadaja numëron 223,721 të infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!