Një ekzekutim që nuk përfundoi me vdekje. Christa Gail Pike, 50 vjeçe, i ka mbijetuar ekzekutimit në Tennessee, pasi autoritetet i administruan dy doza te nje ilaçi i përdorur për injektimin vdekjeprurës.
Por procedura nuk shkoi sipas planit. Edhe pas dy injeksioneve, zemra e Pike vazhdoi të rrihte. Avokatët e saj kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të procedurës dhe kujdes mjekësor urgjent. Pas përfundimit të procesit, Pike u transportua me ambulancë në spital.
Mbrojtja argumentoi se problemet gjatë marrjes se ilaçit dhe mungesa e një ndërhyrjeje të menjëhershme mjekësore mund t’i kenë shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore.
Pak para procedurës, një gjykatë federale kishte vendosur përkohësisht pezullimin e ekzekutimit, duke shqyrtuar pretendimet e mbrojtjes lidhur me abuzimet seksuale që Pike kishte përjetuar gjatë fëmijërisë.
Por më vonë, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e rrëzoi pezullimin, duke i hapur rrugë ekzekutimit. Rasti ka detyruar tashmë autoritetet e Tennessee-t të rishikojnë procedurën. Guvernatori Bill Lee ka urdhëruar një rishikim të pavarur të ekzekutimit dhe ka njoftuar se ekzekutimi tjetër i planifikuar në shtet nuk do të zhvillohet gjatë pjesës së mbetur të vitit.
Christa Pike u dënua me vdekje në vitin 1996, pasi u shpall fajtore për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer. Në kohën e krimit, Pike ishte vetëm 18 vjeçe. Sipas të dhënave të çështjes, Pike dhe i dashuri i saj në atë kohë, Tadaryl Shipp, sulmuan dhe torturuan Slemmer përpara se ta vrisnin./abcnews.al


