613 kg kokainë, shoferi i kamionit nuk del nga burgu

schedule15:45 - 16 Qershor, 2018

schedule 15:45 - 16 Qershor, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për liri të Armando Pezakut, shoferit të kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas. Pezaku iu drejtua gjykatës me një kërkesë penale për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij në 2 Mars 2018. Kërkesa e shoferit të kamionit të kokainës u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi rrëzimin e saj.

Pezaku dhe i bashkëarrestuari me të, Donaldo Lushaj, menaxher i “Arbi Garden” qëndrojë në qeli nga java e parë e muajit Mars. Në vijimësi, ai ka mbajtur qëndrim moue në lidhje me akuzën. I arrestuar është edhe administratori i shoqërisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj. Ai u prangos në Gjermani, nga ku po pret ekstradimin drejt Shqipërisë./abcnews.al