U përfol për largimin nga Franca, Paul Pogba thyen heshtjen

schedule13:04 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:04 - 26 Tetor, 2020

Ditën e sotme në mediat angleze qarkulloi lajmi se Paul Pogba kishte braktisur kombëtaren e tij. Sipas raportimit të “The Sun”, mesfushori i Manchester United kishte marrë këtë vendim drastik për shkak të një nisme të nisur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

LEXO EDHE: Paul Pogba braktis Francën pas komenteve te Macron mbi Islamin

Ky i fundit planifikon të vendosë një projekt-ligj të ri, i cili do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare. Kjo më prek më së shumti fenë islame, konkretisht gratë të cilat mbajnë shaminë edhe në punë. Ky veprim ka çuar në shpërthimin e polemikave në Francë.

 

Postimi i Paul Pogba

Gjithsesi ka qenë vetë kampioni i botës që ka konfirmuar se lajmi për largimin e tij nga kombëtarja është një ‘fake news’. Lojtari ka postuar një “Instastory”, ku ka zgjedhur pikërisht lajmin e mediave angleze dhe ka vendosur sipër mbishkrimin se ai është një lajm fals. Tifozët francezë duhen të qetësohen, pasi është ende shumë shpejt që Paul të largohet nga kombëtarja e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!