Elton Cale është operuar një ditë më parë në shpatull, çka e njoftoi trajneri Emanuel Egbo pas miqësores me Laçin. Braziliani pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa muaj dhe në janar do të bashkohet me ekipin.
Klubi i Tiranës ka njoftuar se operimi ka shkuar mirë: “Lojtari i Tiranës, Elton Cale, ka kryer ditën e djeshme një ndërhyrje në shpatull. Numri 7 i formacionit ka kryer me sukses operacionin. Klubi kërkon t’i japë rëndësi parësore shëndetit, duke e ndjekur pa shkëputje trajtimin e lojtarit.
Cale do i bashkohet skuadrës sapo të kthehet në formën optimale për t’u stërvitur. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”. Sulmuesi anësor ishte një nga lojtarët kryesorë të Tiranës vitin e shkuar, teksa dha një kontribut të madh në fitimin e titullit kampion. /abcnews.al