Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia: Organizmi virtual i dhunës/ “Koordinim përmes llogarive online, brenda dhe jashtë vendit”

schedule18:02 - 16 Tetor, 2026

schedule 18:02 - 16 Tetor, 2026

Krahas dhunës në rrugët e Tiranës, protestuesit po përdorin edhe hapësirën digjitale përmes grupeve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, duke shpërndarë mesazhe që nxisin akte ekstreme e deri në veprime terroriste.

Një situatë që shkon përtej përplasjes fizike në rrugë protesta po merr elemente të luftës hibride, me llogari të hapura brenda dhe jashtë vendit në të cilat ka kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste.”



Përgjatë 3 ditëve protestash të dhunshme Policia e Shtetit ka arrestuar gjithsej 152 persona, ndërsa 324 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Bilancin më të lartë të arrestimeve e mban Tirana ku vetëm për protestën e së enjtes 56 protestues u vunë në pranga pas akteve të dhunës16 prej të cilëve të mitur të moshave 15-17 vjeç.

“Në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas. në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë. në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas.”

Për situatën e krijuar në protestë ku disa efektivë policie kanë përdorur forcë në shoqërimin e protestuesve ministri I brendshëm Ervin demo ka njoftuar pezullimin nga detyra të dy efektivëve të Policisë

“Jam njohur sot me dy raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e forcave të Policisë, nëpërmjet pamjeve, të cilat janë bërë publike edhe në media apo rrjetet sociale. Menjëherë kam kërkuar nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, marrjen e masave duke u referuar verifikimeve të domosdoshme. Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për masat e pezullimit të 2 punonjësve në fjalë.”

Gjatë protestave janë lënduar 120 efektivë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Ndërsa Efektivi I Shkodrës, Fasli Rama i cili mbeti i lënduar në gjendje të rëndë, pas ndërhyrjes te Trauma, ndodhet në gjendje të stabilizuar, koshient, por, vijon nën monitorimin e bluzave të bardha në shërbimin e reanimacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!