Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 69%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 31%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 1%
Loading ... Loading ...
 

Falsifikoi dokumentat për 9 vite/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim noteren

schedule16:42 - 28 Tetor, 2026

schedule 16:42 - 28 Tetor, 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.H., me profesion notere, e akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1050, të vitit 2019, rezultoi se, gjatë periudhës 2011–2020, e pandehura, në cilësinë e noteres, ka kryer veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve noteriale. Konkretisht, në disa raste, ajo dyshohet se ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në raste të tjera, dyshohet se ka hartuar akte noteriale pa praninë e palëve, ndonëse prania e tyre kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse.

Gjithashtu, nga hetimi rezultoi se, gjatë viteve 2011–2018, janë hartuar kontrata për shitjen e automjeteve, të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat përkatës noterialë të noterëve në emër të të cilëve janë lëshuar. Sipas provave të administruara, në një numër të konsiderueshëm rastesh është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa aktet përkatëse dyshohet se janë hartuar në Fier nga e pandehura.



Njëkohësisht ndaj së njëjtës notere, në kuadër të procedimit penal nr. 390/2023, janë përfunduar hetimet dhe ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, të parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!