Myrto Uzuni me COVID-19, humbet përballjen me Leo Messin

schedule19:17 - 19 Tetor, 2020

schedule 19:17 - 19 Tetor, 2020

Myrto Uzuni nuk do të mund të përballet me Leo Messin ditën e nesërme, pasi beratasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sulmuesi i Ferencvaros nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Barcelonë.

Në Hungari zbulojnë se nuk ëshët stërvitur për asnjë ditë me skuadrën që kur u kthye nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare. Ai nuk ishte as në ndeshjen e së premtes me kampionët e Hungarisë.

Kështu Uzuni po qëndron i izoluar dhe pritet testi i radhës për të marrë “OK”-in që të stërvitet fillimisht me skuadrën dhe më pas edhe të mund të luajë.

Uzuni ishte i pafat pas kualifikimit në Champions League, pasi humbi edhe dy ndeshjet e kombëtares kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Sulmuesi ishte në Shqipëri, por një dëmtim e detyroi atë të kthehej në Hungari para kohe. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!