Myrto Uzuni është një nga lojtarët shqiptarë që do të luajnë në grupet e Champions League këtë sezon. Ferencvarosi i tij ndodhet në grupin G me ekipe si Barcelona, Juventus dhe Dynamo Kyiv.
Kampionët e Hungarisë e nisin rrugëtimin të martën në mbrëmje në “Camp Nou” përballë ekipit të Leo Messit. E veçanta e kësaj përballje do të jetë një nga arbitrat anësorë.
40-vjeçari Bekim Zogaj është përzgjedhur nga UEFA si pjesë e gjyqtarëve që do të vënë drejtësi në sfidën e Champions League.
Arbitri anësor me origjinë shqiptare gjykon në kampionatin zviceran të futbollit dhe bëhet i pari gjyqtar shqiptar që drejton në një duel të ndeshjeve të grupeve në Champions. /abcnews.al