Sezoni turistik, Mitat Tola: Problem mospërfundimi i rrugëve në zonat bredetare

schedule14:15 - 10 Qershor, 2018

schedule 14:15 - 10 Qershor, 2018

Duket se edhe në këtë sezon turistik veror, problemet e vitet të kaluar vijojnë të jenë të njëjta, si mospërfundimi akseve rrugore pranë zonave bregdetare apo edhe mungesat e sinjalistikës rrugore.

Në këtë sezon veror pushuesit që kanë zgjedhur zonat bregdetare, por edhe qytetet historike, problem kryesor për turistët do të jetë mospajisja me sinjalistikë të rrugëve, si ato vertikale apo holizontale.

Mitat Tola: “Problematik është të themi mos kompletimi me sinjalistikë. Vendosja e sinjalistikës nga ARRSH dhe entet-pronarë  të rrugëve e lehtëson trafikun. Eleminon dhe prezencën e punonjësit të policisë”.

Në një intervistë për ABC News, drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, shpjegon se kausi në trafik dhe radhët kilometrike krijohet edhe nga mospërfundimi i akseve kryesore në vend.

Mitat Tola: “Ne vazhdojmë të vuajmë një mosmbarim rrugësh, në mombarimin e unazës, aksit, të By-passit të Fierit, i cili na angazhon shumë forca policore pasi i gjithë jugu i Shqipërisë kanalizohet në atë rrugë”.

Sipas numrit një të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore pranë zonave bregdetare do të angazohen mbi 100 efektiv shtesënë, të cilët do të ndihmojnë në orientimin e pushuesve vendas e të huaj.

Mitat Tola: “Në të gjithë zonën bregdetare duke filluar nga Shkodra në drejtim të Sarandës por pa harruar dhe qytete si Berati, Gjirokastra dhe Pogradeci, ku fluksi i turistëve është i madh”.

Nga 15 Qershori deri me 15 Shtator, Policia e Rrugore ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik./abcnews.al