Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mijëra gjoba për “pilotët” e rrugës/ Fier, rreth 1000 shkelje. Mes tyre disa arrestime

schedule15:29 - 8 Tetor, 2026

schedule 15:29 - 8 Tetor, 2026

Tejkalimi i shpejtësisë vijon të jetë shkelja më e përhapur në rrugët e Qarkut të Fierit. Rreth 1 mijë drejtues mjetesh gjobiten çdo javë nga Policia Rrugore për shkelje të kufijve të lejuar të shpejtësisë.

Por krahas gjobave, kontrollet në terren po evidentojnë edhe drejtues që përbëjnë rrezik më të lartë për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave të Policisë së Fierit, çdo javë arrestohen mesatarisht 3 deri në 4 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, uniformat blu kanë konstatuar 5 drejtues të dehur në timon dhe 10 persona që drejtonin automjetet pa patentë. Dy prej këtyre të fundit janë arrestuar, ndërsa për të tjerët ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.



Kontrollet nuk kanë përjashtuar as mjetet e transportit të specializuar. Policia ka evidentuar raste të drejtimit pa licencën përkatëse, si dhe të transportimit të pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar të mjetit.

Policia Rrugore thotë se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vijojnë në të gjitha akset e Qarkut të Fierit, me fokus shkeljet që cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!