Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë e mjete inteligjente ndaj parakalimeve të gabuara

schedule11:23 - 22 Shtator, 2026

schedule 11:23 - 22 Shtator, 2026

Policia Rrugore e qarkut Fier ka shtuar kontrollet në akset rrugore më të ngarkuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, duke u bërë burim aksidenti, në disa raste me pasoja të rënda për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Akset rrugore të qarkut Fier janë nën monitorim të vazhdueshëm me mjete inteligjente, dronë dhe radarë, të cilët mundësojnë evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht të parakalimeve të gabuara dhe të rrezikshme.

Mos kryeni parakalime kur nuk keni fushëpamje të plotë, në kthesa, në kryqëzime apo në segmente ku parakalimi është i ndaluar.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, tregoni kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit dhe mos kryeni manovra të rrezikshme që mund të vënë në rrezik jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!