Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Rama është i frikësuari më i madh nga zgjedhjet brenda partisë.
Bardhi shkruan se kreu i qeverisë është marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD, ndërsa shton ai, “ai si kryetar partie i përzgjedh kandidatët në në bashkëpunim me krimin e organizuar.”
“Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D,” shkruhet më tej në postim.
Postimi: