Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, shpesh herë është krahasuar me Cristiano Ronaldon. Francezi është kthyer menjëherë në një yll botëror, madje në moshën 20-vjeçare ka fituar dhe Kupën e Botës. Megjithatë trajneri i Francës, Dider Deschamps, nuk dëshiron të bëjë krahasime të tilla.
“Cristiano ka qenë dhe është idhull për shumë të rinj. Kylian ka qenë njëri nga ata dhe shikoni ku është sot. Është e vështirë të bësh një krahasim me një lojtar që ka shumë vite që është në nivele të larta. Mendoj se diçka e tillë mund të bëhet kur Mbappe të jetë në të njëjtën moshë që sot është Ronaldo,” deklaron Deschamps.
“Po flasim për dy nga futbollistët më të mirë në botë. Cristiano në çdo sezon e shikojmë më të motivuar. Mbappe është ende shumë i ri dhe kurrë nuk i dihet, por deri më tani ai është në rrugën e duhur,” mbyll tekniku në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Portugalinë, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. /abcnews.al