Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juban Danja jo vetëm një klub futbolli vajzash

schedule16:25 - 3 Qershor, 2018

schedule 16:25 - 3 Qershor, 2018

Futbolli nuk është vetëm sport, por edhe mënyrë për të ndihmuar njerëzit. Një gjë të tillë e bën klubi Juban Danja në Shkodër, që ka integruar në shoqëri me dhjetëra fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian.

Dëshirat e tyre janë të bëhen yje si Mesi e Ronaldo, pse jo si Hysaj apo Sadiku.

Asnjëherë nuk mungojnë në stërvitje, pra kaq shumë e duan futbollin.

“Juban Danja” nuk është më vetëm ekip futbolli për vajza, por edhe për djem, ndërsa pjesë e këtij ekipi janë fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian të Shkodrës.

Pjesa më e madhe, fëmijë të rrugës.

Gjithçka nisi si një ide spontane me qëllim integrimin e tyre në shoqëri, e sot janë pjesë e Ligës amatore të rajonit të veriut.

Përtej pritshmërive, këta fëmijë kanë shfaqur talent të madh, por më rëndësishmja është frekuentimi i shkollës.

Petrit Prroni, drejtori i Shkollës ” Liria”, ku këta fëmijë janë nxënës, shprehet se përmes futbollit është arritur edhe më shumë socializimi i tyre.

Përfaqësues të këtij komuniteti krahas falenderimeve, kanë edhe një kërkesë për Bashkinë e Shkodrës, pikërisht ndërtimin e një terreni sportive.

Pjesa më të madhe e stërvitjeve kryhen në terrene private, ndonëse u janë ofruar pa pagesë, e pjesa tjetër është mbështetur nga  Klubi “Juban Danja”.

Në total, janë 45 fëmijë të moshës nga 9 deri në 16 vjeç, që njëkohësisht stërviten për të qenë futbollistë, por edhe i shmangen rrugës e shkollohen./abcnews.al

Gazetar: Simon Shkreli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!