Ministri Gjiknuri inspekton kantierin e rrugës së lumit të Vlorës

schedule11:36 - 1 Qershor, 2018

schedule 11:36 - 1 Qershor, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, inspektuan kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.

Pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar pak kohë më parë me punimet e projektit, aktualisht është asfaltuar një pjesë e segmentit Bypass-i i Vlorës-Peshkëpi-Gjorm, ndërsa deri në vjeshtë pritet të përfundojë asfaltimi për të gjithë lotin e parë prej rreth 23 kilometrash.

Sipas ministrit Damian Gjiknuri projekti do të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!