Muajin e kaluar, Justin Bieber festoi përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, modelen Hailey Bieber.
Megjithatë shumë nga fansat e tij ende kanë shpresë se këngëtari do të rikthehet me ish-të dashurën, Selena Gomez.
Shkas është bërë tatuazhi i tij i fundit, pasi sipas adhuruesve është një dedikim për Selenën, me të cilën ai pati një lidhje për gati tetë vjet.
Justin zbuloi pak ditë më parë tatuazhin e ri në qafë, që ishte një trëndafil me kërcell të gjatë, për të cilin fansat e ish-çiftit ‘Jelena’ thonë se ishte simbol i dashurisë së tyre. Edhe pse mund të jenë thjesht petalet, të krijohet ideja se shkruhet një ‘S’ në mes të trëndafilit. l.k/abcnews.al