Zjarret në Amazonë në krahasim me një vit më parë janë rritur.
Agjencia e Kërkimit Inpe njoftoi se Amazona po përjeton djegien më problematike të një dekade.
Në shtator u regjistruan 32,017 vatra të nxehta në pyjet më të mëdha në botë, duke pësuar një rritje me 61% në krahasim me vitin 2019.
Në gusht të vitit të kaluar, zjarret në Amazonë sollën edhe përplasje mes udhëheqësve botërorë, të cilët akuzonin për keqmenaxhim të situatës.
Presidenti francez Emmanuel Macron , hodhi akuzua ndaj Brazilit se nuk kishte marra masa sa duhet për të mbrojtur pyjet.
Nga ana tjetër, kandidati presidencial demokrat i SHBA, Joe Biden bëri thirrje për një përpjekje botërore, për të ofruar 20 miliardë dollarë, në mënyrë që të parandalohej shpyllëzimi i Amazon, ndërsa “kërcënoi”, Brazilin se do të përballej me pasoja në ekonomi.
Ndërsa presidenti Jair Bolsonaro kritikoi deklaratën e demokratit Biden, duke e cilësuar si një shenjë të përbuzjes.
Sipas të dhënave të raportuara nga Inpe, muajt gusht dhe shtatori i vitit 2020 konsiderohen si muajt me më shumë zjarre të raportuara.
“Kemi dy muaj me më shumë zjarre të raportuara. Situata mund të përkeqësohet nëse thatësira vazhdojnë. Jemi në mëshirën e reshjeve të shiut”, tha drejtoresha e Institutit të Kërkimit Mjedisor Ane Alencar.
Sipas të dhënave të Inpe, ngrohja e Atlantikut të Veriut po ndihmon gjithashtu në nxitjen e thatësirës në Pantanal Brazilian, ligatinën më të madhe në botë, e cila ka pësuar më shumë zjarre këtë vit në krahasim me një vit më parë.
Sakaq një analizë e Universitetit Federal të Rio de Janeiro zbuloi se 23% e ligatinave, të cilat janë shtëpia e popullsisë më të dendur të jaguarëve në botë, janë djegur.
“Brazili po digjet”, është shprehur gjatë një deklarate Cristiane Mazzetti, një aktiviste pyjore për grupin e avokatisë Greenpeace Brasil.
/abcnews.al/