Brazili kthehet te fitorja, duke mundur 4-2 Australinë në miqësoren e dytë radhazi mes këtyre dy skuadrave. Tre ditë pas barazimit dhe kritikave që shoqëruan atë, “Selecao” e Carlo Ancelotti shfaqi versionin e saj më të mirë.
Pesë herë kampionët e botës gjetën epërsinë që në minutën e tretë me Vanderson. Goli I shpejtë dhe rastet që pasuan atë dhanë përshtypjen e një sfide që nuk do të kishte histori.
Por këto pritshmëri u rrëzuan shpejt.
Të zotët e shtëpisë përmbysën shifrat, duke nisur me realizimin e Circati në minutën e 28-të.
Më pas ishte Metcalfe që në të 33-ën ktheu rezultatin në anën e Australisë.
Shpresat e vendasve për fitore nisën të sfumoheshin në limitet e pjesës së parë, pasi Rafinja me penallti vendosi edhe një herë ekuilibrat në ndeshje.
Pas pushimit, Brazili vrau garën me dy gola të tjerë.
Në minutën e 69-të, Bruno Guimaraes dhe në të 80-ën, Vinicius Junior me një tjetër penallti vulosën fatin e ndeshjes dhe suksesin e skuadrës së Carlo Ancelotti, që në program ka edhe një miqësore tjetër në kontinetin azitik, kundër Indisë në datën 3 tetor.


